Grabitje në një banesë në Fier, një i vdekur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tentativa e katër hajdutëve për të grabitur një banesë në Fier ka përfunduar në mënyrën më tragjike me një të vdekur e një të plagosur.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, duke u gdhirë e premtja, në këtë pallat. Katër persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të hynin në apartamentin e Minela Muçit, në katin e tretë. Për t?u futur brenda ata kanë thyer drynin e banesës, po janë pikasur nga të zotët e shtëpisë. Sapo kanë dëgjuar zhurmën burrë e grua kanë lajmëruar menjëherë policinë. Kur kanë dëgjuar ndërhyrjen e uniformave blu, grabitësit kanë reaguar duke hapur zjarr ndaj policisë.Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. I plagosur është Arben Muçi, 35 vjeç nga Puka dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.Policia bëri të ditur të agresorët ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Ndërkohë dy autorët e tjerë, duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, kanë mundur të ikin nga vend i ngjarjes me një makinë.Të zotët e shtëpisë, prindër të dy fëmijëve në emigrim thonë se ndjehen ende shumë të frikuar nga ngjaja.Policia ngriti pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorëve të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form