Gazetarët e gazetës Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, ishin të ftuar sot në Report Tv, ku diskutuan lidhur me pushimin e padisë së ngritur nga gjyqtari Gjin Gjoni ndaj tyre dhe gazetës në fjalë.
Padia pushoi pasi Gjoni dhe përfaqësuesit e tij nuk u paraqitën në seancën gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka Hoxha.
Gazetari Qyno shpjegoi se Gjoni e kishte paditur për dy pasazhe të një shkrimi të tij, njëri prej të cilëve ishte se ai kishte shkruar se bashkëshortja aktuale e Gjon Gjonit, Elona Çaushaj, ka qenë më parë bashkëshortja e një shtetasi gjerman.
?Unë i jam referuar një dokumenti zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, të lëshuar nga këshilltari për mediat Albi Serjani, i Adriatik Lallës, ishte qëndrimi zyrtar i atij institucioni. Unë si media e citoj, pse më padit mua, padit Prokurorinë e Përgjithsme. Kjo pikë nuk u mund të shqyrtohej në gjyq pasi padia ra, ne këto do t?i diskutonim në seanca. Pika e dytë kishte të bënte me fshehjen e pasurisë, për vilën në zonën e Lundrës, një pasuri diku te 700 mijë euro. Edhe këtë pikë, edhe në gjykatë ne kemi pretenduar se edhe kjo pikë rrjedh nga ILDKP-ja, dhe është një njoftim i 23 prill 2014, i cili rendit të gjitha pikat, një dokument zyrtar nga një institucion shtetëror, që ka depozituar kallëzimin e parë ndaj Gjin Gjonit në Prokurori. Sipas tij unë kisha shpifur për gjëra të paqena dhe i kisha dëmtuar moralin, nuk e kishte zënë gjumi ato 10 ditë?.