Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E krijuar me qëllimin e vetëm për të shmangur vonesat në shqyrtimin e çështjeve Gjykata Administrive e Apelit nuk ia ka arritur qëllimit, për të cilin është krijuar. Male me dosje nga i gjithe vendi janë në pritje të shqyrtimit nga një numur i pakët gjyqtarësh që jane vetem 13. Përballë kësaj situate drejtuesit e kësaj gjykate përseritin kërkesën për shtimin e gjyqtarëve
?Kam tre vjete që pres te gjykohet çështje sot më kanë caktuar datën?
Pal Pasha është një nga mijëra qytetarët nga e gjithë vendi që presin radhën për tu gjykuar në Gjykatën e Apelit Administrativ. Ndonëse me ligj afati për të përfunduar një gjykim në këtë shkallë të gjyqësorit është një muaj, kjo prakitikisht duket se është mision i pamundur të paktën në këto kushte që ndodhet tashmë kjo gjykatë .
E krijuar me qellimin e vetem për të shmangur vonesat në shqyrtimin e çështjeve të karakterit administrativ, duket se Gjykata Administrative e Apelit ka dështuar në misionin e saj.
Aktualisht në pritje të gjykimit janë plot 12500 dosje ndërsa numri i gjyqtarëve që duhet ti gjykojë është vetëm 13.
Për Ora News kancelari I kësaj gjykate Lonard Strataj pohon se e vetmja zgjidhje është shtimi i gjyqtareve, kërkese kjo e përseritura nga drejtuesi i gjykatës ndaj keshilli ta lartë të drejtësisë
Lonard Strataj: Kemi bërë kërkesë për këtë mbingarkesë KLD, është duke e shqyrtuar për të caktuar gjyqtarë të komanduar për të përballuar fulksin.
Mesatarisht një gjyqtari në këtë gjykate i bie të shqyrtojë 60 deri 70 çështje në muaj një shifer kjo tepër e larte krahasuar me koleget e gjykatave të tjera, por qe nuk ndikon aspak ne uljen e fluksit i cili sa vjen dhe shtohet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbytet-administrativja-mbi-12-mije-ceshtje-vetem-nga-13-gjyqtare