LGBT në shkolla, Karaj në “Rreze Dielli”: S’jemi vampirë që shndërrojmë njerëzit në homoseksualë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Drejtoresha e Aleancës LGBT, Xheni Karaj ka reaguar sot për herë të parë në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv mbi trajnimet e organizuara nga ky komunitet në disa shkolla të mesme të vendit, për sensibilizimin e të rinjve dhe mësuesve për të luftuar bullizmin ndaj komunitetit LGBT dhe personave me prirje të ndryshme seksuale.

?Këto trajnime kanë filluar prej vitesh së pari mes mësuesve dhe psikologëve pasi kemi vënë re se bullizmi nuk ekziston vetëm tek fëmijët por së pari tek të rriturit. Madje sipas një studimi që ka bërë Prof. Edmond Dragoti, 60 % e mësuesve pranojnë që ka bullizëm në shkolla, jo vetëm për LGBT. 77 % e mësuesve kërkojnë që të trajnohen sepse nuk dinë si ti menaxhojnë këto raste bullizmi. Përfaqësues të komunitetit LGBT për fat të keq janë duke braktisur shkollat për shkak të bullizmit në forma të ndryshme. Dhe meqenëse ne e kemi vënë re këtë menduam që të bëjnë një trajnim me mësues e nxënës që të rinjve të komunitetit LGBT të mos i kthehet shkolla në një ferr të përditshëm?-shpjegoi ajo.

Karaj, pranoi se në një prej takimeve me të rinjtë në një shkollë të mesme kishin marrë pjesë dy aktivistë LGBT transgjinorë.

Share This Video


Download

  
Report form