PS-PD debate ne Komisionin Hetimor per "Tahirin"

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Debatet mes palëve shoqëruan edhe në këtë mbledhje të dytë Komisionin Hetimor për çështjen Tahiri, pas këkresës së mazhorancës për ta zgjeruar objektin e hetimit.

Pjerin Ndreu: "Ju jeni fokusuar në kohën e Kryeministrit Rama. Ka disa Kryeministra në kohën e të cilëve është shfaqur ky fenomen. Të rishihet plani i hetimit".

Edi Paloka: "Sa herë kërkon opozita hetim, mazhoranca kujtohet qe brenda komisionit të bëjë hetim tjetër. Kërkesa është e opozitës".

Bashkim Fino: "Ne duam ta shtrijmë 1995-2013, Kryeministër ka qenë Berisha, ish-ministrat e Brendshëm Nishani dhe Noka, lista jonë do të jetë më e gjatë".

Flamur Noka: "Nëse doni komision për Flamur Nokën gati jam. Këtë e kemi për çështjen Tahiri. Mos bëni tymnajë".

Bashkim Fino: "Mos u entuziazmo shumë, do të të thërrasim edhe ty këtu. Na jepni një javë kohë".

Flamur Noka: "Tani e kemi për shokun tat. Kur të ngresh komision për mua".

Brenda datës 30 Prill, kominisioni do të duhet të mbyllë planin e hetimit për të nisur në muajin Maj me thirrjen e dëshmitarëve, mes të cilëve është janë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj, ministria e Drejtësisë Gjonaj, ish-kreu i SHISH Visho Ajazi lika, ish drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj apo dhe ish-zyrtari i policisë Dritan Zagani.

Share This Video


Download

  
Report form