Në hetim 30 zyrtarë të Hipotekës në Durrës për tjetërsim prone në Gjirin e Lalzit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim intensiv lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet ndërsa objekt i këtyre hetimeve mësohet se janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.
Burime të Report Tv bëjnë të ditur se pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalzit, e cila në fakt është zona ku posedojnë pasuri të patundshme zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, biznesmenë, pasanikë dhe VIP-a. Por ende nuk dihet se cilat janë zonat që janë tjetërsuar nga zyrtarët që janë vendosur në hetim.

Në Gjirin e Lalzit ka pasur përplasje interesash. Kujtojmë gjyqtarin e vrarë në Vlorë disa vjet më pare, familja e të cilit është trashëgimtare e një sipërfaqe të madhe toke atje. Po ashtu një biznesmen libanez i quajtur Faad Mitri është dhunuar pak kohë më parë, ndërsa gjatë asaj periudhe po kryente ndërtime në zonën e Gjirit të Lalzit.

Share This Video


Download

  
Report form