Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Identitetet e tre grabitësve të tjerë që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçës mëngjesin e të premtes në Fieri mbeten ende engimë. Xhuliano Sollakut, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçës që u plagos, nuk u janë gjetur me vete telefonat celularë. Kjo ka bërë që tre autorët e tjerë të mund t?u shpëtojnë prangave.
Arben Muça dhe Xhuliano Sollaku nuk ishin të vetmit që tentuan të grabisin me armë banesën e Minella Muçës në Fier. Bashkë me ta ishin edhe tre persona të tjerë të cilët kanë mundur t`ju shpëtojnë prangave të policisë pasi idnetiteti i tyre ende nuk është zbuluar.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë aparat celular. Kjo ka vështirësuar punën për identifikimin e personave me të cilët ka komunikuar viktima Xhuliano Sollaku dhe Arben Muça. Po sipas të njetjave burime, hetuesit janë duke siguruar numrat që kanë përdorur së fundmi grabitësit si dhe tabulatet telefonike për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Rezulton se para se të kryenin grabitjen ata i kanë lënë celularët në automjetin tip furistradë me të cilin janë larguar tre bashkëpuntorët e tjerë. Në vendgjarje grupi hetimor ka mundur të gjejë vetëm armët e zjarrit e përdorura prej dy grabitësve dhe çantat me veglat që ata përdorën për të hapur bravën e derës së banesës së familjes Muça si dhe fqinjit të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/detaje-nga-grabitja-ne-fier-autoret-nuk-kishin-celular-me-vete