Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga qyteti i Vlorës, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private.
?Më vjen mirë që kthehem në Vlorë, në një ndërtesë të rikonstruktuar. Arsyeja pse jemi këtu është për të parë disa projekte. Sot do të merrem me një çështje që është shumë larg axhendës sonë, por që është në axhendën e qeverisë dhe të qytetarëve, që është çështja e pronës. Falënderoj ministren e Drejtësisë, do kemi takime me një sërë institucionesh, që kanë lidhje me çështjen e pronës. Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private?
Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë
Përkrah ambasadores Vlahutin në Vlorë është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë takimesh për të nxjerrë dhe problematikat kryesore të pronave.
?Pranova të jem prezente me ambasadoren e BE në Vlorë, pasi është pikërisht çështja e pronave që bashkon Shqipërinë dhe misionin që do të ndërmarrë delegacioni i BE në Shqipëri. Së fundi, janë zhvilluar një sërë veprimesh ligjore dhe administrative lidhur me çështjen e pronës, ku edhe sot në takimet që do të kemi me administratën e dy agjencive kryesore të pronave do të nxjerrim shumë problematika?,