Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka evidentuar një sërë abuzimesh me titujt e pronësisë. Kreu i zyrës qëndrore të regjistrimit të pasurive, Elion Semanaj, thotë se janë konstatuar shkelje dhe në vendimet e gjykatave.
Semanaj: Mund të përmendim së pari rastin kur me një vendim gjykate të nivelit më të ulët është rritur sipërfaqja e pasurisë me plot 20 hektarë, kur pasuria dhe sipërfaqja janë përcaktuar dhe regjistruar më përpara me një vendim të Gjykatës së Apelit. Ky veprim është kryer në bashkëpunim me zyrën vendore, e cila nuk ka ankimuar vendimin dhe nuk ka paraqitur provat e nevojshme pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë. Gjithashtu kjo ka sjellë si pasojë rritjen e sipërfaqes në favor të spekulantit duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit.
Gjatë verifikimeve janë vërejtur abuzime edhe me rastet e marrjes së pronës në përdorim në bazë të ligjeve për ndarjen e tokave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-si-vidheshin-tokat-ne-bregdet-permes-falsifikimit-tapi-dhe-nje-minoren