NATO dëbon 7 diplomatë rusë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dëbimeve të diplomatëve rus nga dhjetëra vende të BE, përfshirë SHBA dhe Kanadanë, edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, njoftoi tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në Aleancën së Atlantikut të Veriut.



?Kjo është një përgjigje e gjerë, e fuqishme dhe e koordinuar ndërkombëtare dhe, si pjesë e kësaj përgjigjeje, edhe NATO do të unifikojë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Sot më duhet të njoftoj tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në NATO?.



Stoltenberg theksoi se ky veprim i bën të qartë Rusisë se duhet të përballet me kostot dhe pasojat e sjelljes së papranueshme dhe të rrezikshme të saj. Aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësimin e thellë për helmimin me agjent nervor të ish spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.



Mbështetja diplomatike ndaj Britanisë së Madhe vijon të zgjerohet me të tjera shtete që kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë.



Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Shqipëria, Norvegjia dhe Ukraina njoftuan një ditë më parë vendimet e tyre për të larguar rreth 100 diplomatë rusë.



Ndërkohë listës iu bashkua Maqedonia dhe Australia duke e çuar në 23 numrin e vendeve që reagojnë për këtë çështje. Ne total, numri i diplomatëve të dëbuar shkon në137.



Shtëpia e Bardhe publikoi listën e vendeve e cila kryesohet nga Shqipëria.



Kryeministrja britanike e quajti këtë si një prej dëbimeve masive më të mëdha të diplomatëve rusë në histori. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se qeveria do të analizonte situatën përpara se të paraqiste një propozim për veprime hakmarrës

Share This Video


Download

  
Report form