Humb jeten nje 13-vjeçare, dyshohet me fruth

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Duket se fruthi vijon të jetë prezent ende në vendin tonë. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasditen e së martës në shtëpinë e saj në fshatin Berishë i Epërm, në Fushë-Arrëz të Pukës, pasi dyshohet se ishte prekur nga kjo sëmundje.

Burime pranë Qendrës Spitalore Universitare Nenë Tereza bëjnë me dije se vajza 11-vjeçare, e cila dyshohet se është me fruth, është shtruar në pavionin e Pediatrisë. Ndërsa dy vëllezërit e saj po marrin ndihmë mjekësore në pavionin Infektiv.

Gjendja e tyre paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Të tre fëmijët po u nënshtrohen analizave laboratorike. Për dy djemtë, të moshës 16 dhe 17 vjeç mjekët thonë se nuk kanë shenja të fruthit, megjithatë do të jenë analizat ato që do të përcaktojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se nuk ka shenja klinike për fruth, por aktualisht po kryhen të gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën.

Deri tani numërohen rreth 300 persona të prekur me fruth. Shumica e të prekurve janë fëmijë nën moshën 2 vjeç, ndërsa pjesa tjetër të grupmoshave të viteve 80-90. Deri me tani nga fruthi kanë humbur jetën 2 fëmijë nën 1 vjeç, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej saj.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form