Report TV - Situata në Shkodër, rritet me 20 cm niveli i ujit në Dajç

Report TV 2018-05-12

Views 0

Situata në Shkodër gjatë ditës së djeshme ka pasur përmirësime të lehta, pasi ka pasur një ulje të nivelit të ujit me rreth 30 cm, por sipas njoftimit të dërguar nga Bashkia e Shkodrës gjatë mëngjesit të sotëm, thuhet që situata në Dajç është akoma shumë problematike. Sipas Hidrometrit të Dajçit ka pasur një rritje të nivelit të ujit me rreth 20 cm.
Në njoftimin e saj Bashkia Shkodër kërkon ndërhyrjen për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Disa segmente rrugore vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit.
Ndërsa në ambientet e shkollave të zonave të përmbytura ka lagështirë e cila rrezikon shëndetin e nxënësve dhe kërkohet dezinfektimi i tyre. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me mjete

Njoftimi i Bashkisë Shkodër
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 28 mars 2018, paraqitet si me poshtë :

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3670 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:
1415 ha , ka rritje të nivelit me 20 cm sipas Hidrometrit të Dajçit.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit.Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.

Share This Video


Download

  
Report form