Sot bëhen 21 vite nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën shumë persona. Familjarë të viktimave kanë përkujtuar sot ditën e tragjedisë duke hedhur edhe buqeta me lule në det.
Tragjedia e Otrantos është përkujtuar sot ne 21 vjetorin e saj nga familjare dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në det. Familjarë të viktimave kanë hedhur buqeta me lule në det, në shenjë përkujtimi të familjarëve që kanë humbur në tragjedinë e 21 viteve me parë. Kreu i shoqatës së familjeve të viktimave, Pushime Calaj është shprehur:"Kemi 21 vite që nuk po gjejmë zgjidhje për te dashurit tanë që humbën jetën ne det , dhe do të vijojmë të kërkojmë të drejtat tona?. Edhe sot familjaret vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këto 21 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë.
Në 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shqiptarë po udhëtonin me anijen ?Katri i Radës? drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u godit nga anija luftarake italiane ?Sibila?. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.