Sejko: Kursi i kembimit i lire, nuk nderhyjme!

RTV KLAN 2018-05-12

Views 10

Banka e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë javës së fundit. Forcimi i papritur i Lekut dhe rikthimi i tij në ekuilibër përballë monedhës Euro dhe Dollarit ka qenë në bazë të kërkesës dhe ofertës në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë një konference për shtyp se Banka Qendrore bën ndërhyrje në treg nëse ka luhatje të mëdha, por jo në këtë rast.

?Për momentin duhet thënë se kursi është ristabilizuar pas luhatjeve të tregut të javës së kaluar. Nuk parashikojmë që të ketë luhatje të tjera, por e theksoj dhe njëherë se kursi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta të tregut. Ne nuk kemi objektiv të ndërhyjmë në kursin e këmbimit.?

Guvernatori njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës nuk do të ndryshojë normën bazë të interesit të Lekut, deri në fund të këtij viti, ndërsa u bëri thirrje institucioneve që të intensifikojnë reformat strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

?Në veçanti, këto reforma duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficencës dhe të konkurrueshmërisë, si dhe zgjerimin e potencialit prodhues të vendit.?

Në analizën e sektorit bankar, bordi i Bankës Qendrore konstaton se kredia vijon të mbetet e shtrënguar dhe kërkon që bankat të nisin plotësimin e nevojës për financim në ekonominë vendase.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form