Report TV - Vdekja e 13-vjeçares nga fruthi, flet mjekja: Edhe e motra në gjendje të rëndë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme, ku në fshatin Berishë i Epërm humbni jetën një 13 vjeçare pasi dyshohej se ishte prekur nga sëmundja e fruthit, situata është renduar sot edhe për motrën e saj 11 vjeçe.

Mjekja e QSUT-të, Ermira Kola ka konfirmuar për Report Tv gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet 11 vjeçarja ndërsa ka bërë me dije se ende janë në pritje të përgjigjes së analizave për të vërtetuar nëse motrat kanë qenë të prekura nga fruthi apo jo.

11 vjeçarja për momentin ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të pneumonisë. Dje kishte ardhur me shenja temperature, vështirësi në frymëmarrje dhe me skuqje në trup. Mund të themi se për dyshimet e fruthit janë bërë analizat dhe jemi në pritje të përgjigjes. Ndërsa dy djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahen në pavijonin e infektivit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS