Ora News - Rama: Banorët e zonës nuk përjashtohen nga tarifa e Rrugës e Kombit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fjalën në Kuvend kryeministri Edi Rama ia kushtoi asaj që e quajti 'tarifë" dhe jo "taksë" e Rrugës së Kombit. Rama tha se nuk banorët e Kukësit nuk do të përjashtohen nga tarifa por brenda 6 muajsh do të hyhet në negociata me koncesionarin për të përcaktuar se atë që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë.

Rama tha se nuk ka asgjë të pazakonte, se nuk ka formulë tjetër apo që i bie dikujt në qafë.

Fillimisht e nisi duke sulmur opozitën.

Edi Rama: "Debati mbi këtë temë nuk ia vlen është një debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që si gjithmonë nuk mban përgjegjësi për atë që thotë.

Ndërkohë që ia vlen shpjegimi patjetër pasi kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë që është u vetmi vend në Evropë dhe në rajon që deri më sot që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë, i vetmi. Dhe për këtë arsye ia vlen shpjegimi.

Fajin e ka Berisha

Rama e nis me zanafillën: fajin e ka Berisha.

Edi Rama: Vendimarrja për të vendosur tarifën e ka zanafillën në vitin 2010 kur kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces që tha publikisht si radhë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon, ne e ndërtuam por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-flet-rrugen-e-kombit-sia-vlen-debati-ska-asgje-te-pazakonte

Share This Video


Download

  
Report form