Ora News - Financimi rus, Prokuroria merr në pyetje financierin e PD-së

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Financieri i PD-së Ilir Dervishi është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me hetimet e nisura pas denoncimeve se selia blu është financuar nga lobimet ruse në fushatën elektorale.

Nga burimet e prokurorisë mësohet se Dervishi ka deklaruar se kishte firmosur një shumë prej 125 mijë dollarësh për kontratat lobuese me SHBA ndërsa gjithçka është deklaruar në Thesar dhe në KQZ sipas ligjit.

Zyrtari i PD-së u ka thënë prokurorëve të hënën (më 26 mars) se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Hetimet për cështjen në fjalë nisën nga prokuroria 5 muaj më parë pas dyshimeve se PD kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.

Nga verifikimet selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim në një kohë që kompania Nick Muzin deklaroi tre pagesa në shumën totale prej 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të PD-ë. Pagesa e parë është bërë më datën 24 mars 2017 nga firma Binjada Trade me një vlerë prej 150 mijë dollarësh. Dy pagesat e tjera janë kryer nga PD, e para më 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer më 9 qershor.

Për të hedhur dritë mbi skemën e financimit prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi përmes letërporosisë në SHBA kërkon dhe dëshminë e lobostit Nick Muzin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/financimi-rus-prokuroria-merr-ne-pyetje-financierin-e-pd-se

Share This Video


Download

  
Report form