Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi është zhvilluar te Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe kryepolici Ardi Veliu.
Në fokus të këtij takimi mes zyrtarëve të lartë kanë qenë operacionet e fundit policore kundër grupeve kriminale, operacioni ?Forca e Ligjit? dhe krimi i organizuar. Gjatë vizitës në SHBA, ministri Xhafaj zhvilloi takime me DEA dhe FBI, prej ku kërkoi që një agjent i tyre të vijë dhe në Shqipëri për të ndihmuar në luftën ndaj krimit e korrupsionit.
Ndërkohë, përveç operacionit ?Forca e Ligjit?, Ministria e Brendshme i ka dhënë një Dekoratë Hamdi Kosturit, ish-atashe policor i ambasadës amerikane në Tiranë, oficer i FBI.