Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka zgjatur tre orë takimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sot në Tiranë.
Pas takimit të dy Ministritë e Jashtme kanë dalë me deklaratë të përbashkët rreth asaj çfarë është biseduar. Në njoftim thuhet se dy kryediplomatët shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.
Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Dy Ministrat mësohet se i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Ministrat Bushati dhe Kotzias u takuan mesditen e sotme në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-detin-kotzias-neser-ne-tirane-takon-bushatin