Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundon afati për të aplikuar për subvencionet në bujqësi dhe blegtori.Ndërsa është shtyrë afati për investimet në agroturizëm që lidhet me projektin e 100 fshatrave turistikë.Pavarësisht rritjes së numrit të aplikuesve krahasuar me një vit më parë, përsëri në krahasim me numrin total të fermerëve niveli mbetet shumë i ulët.
Pavarësisht rritjes së numrit të aplikuesve krahasuar me një vit më parë, përsëri niveli mbetet i vogël pasi nga 330 mijë fermerë kanë aplikuar vetëm 1.7% e tyre.
Afati për suvencionet në bujqësi dhe blegtori është mbyllur dhe numri dy në Ministrinë e Bujqësisë jep edhe shkakun e numrit të vogël të aplikimit të fermerëve.
Skepticizmi i fermerëve tek procesi është një nga shkaqet sipas tij.
Ilir Halilaj: Afati i fundit për skemat direkte ka qenë 28 shkurti, ka qenë dje. Kemi marrë një numër relaitivisht të lartë aplikimesh, rreth 20% më tepër se vitin e kaluar. Ka pasur interes të shtuar të fermerëve, jemi përballur deri diku edhe me spekticizmin e mbështetjes së skemave kombëtare në bujqësi por besojmë që kjo faza e parë e aplikimeve ka treguar që është tejkaluar deri diku ky prolem.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/subvencionet-fermeret-skeptike-aplikime