Është dashur vetëm pak kohë që Policia Rrugore e Tiranës t?u kthehet kohëve të saj me të këqija, kur efektivë me uniformë fotografoheshin nëpër pika bastesh apo silleshin si pronare të rrugëve të kryeqytetit, duke thyer çdo rregull e ligj, duke mbushur me gjoba në mënyrë selektive qytetarët e duke mbyllur sytë përballe të ashtuqujaturve ?të fortë? që bredhin me makina luksoze me xhama të zinj.
Mjafton vetëm një xhiro nëpër Tiranë për të parë se në ç?kaos është kryeqendra e vendit. Ne çdo rrugë ka parkime dyshe, parkime ne vende të gabuara, makina në vendqëndrime te autobusëve dhe police që bëjnë sehir apo që i shkelin vetë rregullat e qarkullimit, ditën për diell, si kjo makine e Policisë Rrugore që është parkuar në mes të rrugës, pranë drejtorisë së policisë së Tiranës.
Shihni këtë efektiv tjetër të policisë rrugore të kryeqytetit, që teksa duhet t?iu kërkojë llogari të tjerëve dhe t?i ndëshkoje sipas ligjit për mosmbajtje të rripit të sigurimit, vetë ecën pa e vënë atë, jo vetëm në kundërshtim të hapur me çdo rregull, por edhe duke dhënë një shembull se ata që janë punësuar për të garantuar zbatimin e ligjit, e konsiderojnë vetëm si pronarë të tij.
-Ku e ke rripin e sigurimit?
Polici: Ne jemi të ndaluar.
-Ne të filmuam në ecje.
Polici: Nga karburanti këtu?
-A je mbi ligjin që nuk e vendos rripin e sigurimit?
Polici: Nuk ka lidhje fare, jemi të ndaluar, prandaj?
-Ishe në lëvizje.
Polici: Nuk jam në lëvizje. Nga karburanti këtu, jemi të ndaluar, po pres kolegun.
-Nëse unë do të isha në makinë pa rrip?
Polici: Në këtë pozicion nuk do të gjobisë askush.
Por, gënjeshtra i zgjat pak, sepse siç e shihni përsëri largohet pa e vënë rripin e sigurimit.
Ky është shembulli i efektivit të Policisë Rrugore të Tiranës, ndërsa këta që shihni në këto video janë kolegë të tij në vende të ndryshme të botës.
Nuk ka nevoje për shumë koment, por ajo çfarë ndodh në Tiranë është përtej çdo lloj norme. Shikoni se çfarë bën ky efektiv tjetër i Policisë Rrugore. Ndalon në mes të rrugës dhe takon një drejtues automjeti që edhe pse është pa rrip, thjeshtë e përshëndet, por nuk e ndëshkon siç e do ligji.
Dhe rastet nuk janë sporadike, por kjo duket të jetë fryma që është futur se fundi ne Policinë Rrugore të Tiranës.
Pak ditë më parë ishte po kjo polici që bllokoi po në kundërshtim të ligjit dhe kodit rrugor një autoambulancë në trafik, në qendër të Tiranës.
Ngjan si Policia Rrugore e viteve më të errëta të saj, kur policet qarkullonin te çorientuar dhe kur punësimi në policinë e qarkullimit shihej vetëm si mjet për të bërë para përmes korrupsionit e shkeljes së ligjit. Dhe nga një shembull i rregullit që drejtues të njëpasnjëshëm të policisë rrugore e Tiranës u përpoqën të ndërtojnë vit pas viti, sot kjo polici është kthyer brenda një kohe të shkurtër në një shembull të degradimit.
Tv Klan