Nafata Virxhin, Report Tv zbardh vendimin e Gjykatës për Xhillarin, si u shitën 4.4 mln litra

Report TV 2018-05-12

Views 0

Nafta e papërpunuar është shitur nga Adrian Xhillari në Tropojë, Vlorë dhe Durrës, nga kompania "Tea Construction". Report TV ka siguruar vendimin e Gjykatës e Tiranës ku argumentohet se Adrian Xhillari dhe disa persona të tjerë kishin djeni për shitjen e naftës "Virgin" në tregun shqiptar, pavarësisht se nuk lejohej dhe e kanë shitur atë në 3 qytete të ndryshme.

?Automjetet e shoqërisë ?A.K.F Petrolium? Sh.p.k, nuk janë kontraktuar nga shoqëria Tea Construction & Petrol Sh.a, por jo për transportimin e mallit në magazinën doganore në KPTHN Ballsh, por në vende të tjera, si Tropojë, Vlorë, Durrës, etj. Pas sekuestrimit të këtyre faturave, ka rezultuar se mjetet e transportit të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a, që deklarohet përpara autoriteteve doganore se janë përdorur për transportin e mallit, kanë qenë të ngarkuar me transport në vende të tjetra, dhe jo në Ballsh, Fier?.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës


Pikërisht duke përdorur këtë mashtrim, automjetet kanë transportuar naftën "Virgin", në disa vende depozitimi në Durrës, Tropojë dhe Vlorë, ku më pas mendohet se kjo lloj naftë është shpërndarë nëpër karburante.

Share This Video


Download

  
Report form