Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët dhe punonjësit e 61 bashkive të vendit se do të humbasin vendin e punës nëse nuk përmbushin objektivat. Duke folur për punësimin, shefi i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka si objektiv punësimin e 25 mijë personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të gatshëm të punojnë.
?Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugën dikujt tjetër. Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet?
Edi Rama, kryeministri i vendit.
Më tej, Rama tha se do të trajnohen me pagesë të gjithë ata persona që duan të punojnë, por që kanë nevojë për një trajnim. Ai theksoi se çdo trajnim do të paguhet me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe menjëherë pas trajnimit do të rekrutohen në punë.
?Sfida e punësimit është e vështirë, fillon nga kapacitetet e vendit për punë, sa njerëz e kanë kualifikimin për punë. Kemi riformatuar skemën e punësimit, janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë. Ne do t?i paguajmë ata që duan punë dhe janë të gatshëm që për të marrë punën të trajnohen. Do t?i paguajmë më shumë se sa mesataren e ndihmës ekonomike, me gjysmën e pagesës së papunësisë. Në vend se të rrinë në shtëpi, mund të marrin pagesën dhe të shkojnë të trajnohen. Menjëherë pas trajnimit personi do rekrutohet në punë.