Momentet e arrestimit të grabitësve të Belgjikës, sendet e vjedhura

Report TV 2018-05-12

Views 7

Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp shkatërrimin e një bande grabitësish shqiptarë në Belgjikë që vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende të tjera me vlerë. Operacioni i koduar "Picaso" ka prangosur 8 shtetas, të gjithë shqiptarë. Tre prej tyre të arrestuar në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. I pranishëm në konferencë ishte edhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon i cili udhëtoi vetë nga Belgjika në Tiranë për të ndjekur operacionin.

Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Me letërporosi të dërguar nga autoritet belge në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS