Report TV - Hakmerret Rusia, dëbon dy diplomatët shqiptarë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Rusia është hakmarrë menjëherë me 23 vendet që i dëbuan diplomatët, mes tyre edhe Shqipërinë. Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton se ka thirrur sot ambasadorët e vendeve të huaja që kanë dëbuar diplomatët rusë, për t'u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t'i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.

Sipas burimeve të Report Tv emrat e diplomatëve që janë dëbuar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë janë; Albert Jerasi, që mban detyrën e zv/ambasadorit dhe Arben Doçi, këshilltar. Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill.

Share This Video


Download

  
Report form