Kampioni i Europës Briken Calja është pritur i hero në qytetin e Cërrikut, pas triumfit me tre medalje të arta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Rumani. E ndërsa në aeroportin e Rinasit nuk kishte dalë askush për ta pritur, pasi institucionet shtetëtore presin analizat e dopingut dhe federata është e zënë, pasi është në periudhë zgjedhjesh, në Cërrik të gjithë ishin në shesh mbrëmjen e sotme për të pritur heroin e tyre.
Qindra qytetarë mbushën sheshin me këngë, valle, fishekzjarrë dhe brohoritje. Pas mbërritjes në Cërrik, kampioni u shpreh i sigurt se është i pastër, ndërsa akuzoi federatën për indiferentizëm dhe shtetin.
?Është moment historik, ishte ëndrra ime. Falë këmbënguljeve vullnetit dhe përgatitjeve çnjerëzore. Jam Briken Calja, përsa i përket dopingut, jam i sigurt kam bërë dy teste para ndeshjes, jam i sigurt që jam i pastër.
Federata ka qenë indiferente nuk më pritën, të vetmit ishin sportdashësit, njerëzit e thjeshtë, u tërhoqën nuk më pritën as qeveritarët?.