DASH: Të forcohen masat për verifikimin e të huajve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar që të gjithë aplikuesit për vizë të kalojnë nëpërmjet një kontrolli të hollësishëm të llogarive të tyre në ?Facebook? dhe ?Twitter?. Ky sugjerim vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump premtoi një verifikim ekstrem të të huajve që hyjnë në Amerikë me qëllimin që të luftohet terrorizmi.



Aplikantëve do t?u kërkohen gjithashtu për 5 vjet numra telefoni, adresa elektronike dhe historiku i udhëtimit.



Ndër të tjera, do t?iu duhet edhe të thonë nëse janë dëbuar ndonjëherë nga një vend ose nëse ndonjë i afërm i tyre është përfshirë në veprimtari terroriste. Po kështu, personave në fjalë do t?iu duhet të zbulojnë të gjitha identitetet e përdorura gjatë 5 viteve të fundit në platformat sociale. Informacioni do të përdoret për të identifikuar dhe vëzhguar ata që kërkojnë viza emigruese dhe jo emigruese.



Nga një propozim i tillë mund të preken rreth 14.7 milionë njerëz në vit, me përjashtim të atyre që vijnë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Gjermania. Këto shtet kanë marrë nga SHBA statusin e udhëtimit pa viza.



Propozimi do të kalojë në një fazë prove 2 mujore përpara se të miratohet. Nuk kanë munguar mendimet kundër nga grupet e të drejtave të njeriut të cilët e kanë dënuar këtë propozim si një pushtim të privatësisë që mund të dëmtonte fjalën e lirë.

Share This Video


Download

  
Report form