Rama dhe Basha reagojnë për dhunën gjatë protestës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e ushtruar gjate protestës kundër vendosjes se tarifës për kalimin ne rrugën e Kombit. ne një postim ne rrjetet sociale Rama ka theksuar se ata qe frymëzuan ketë dhune nuk do dalin mbi ligjin.



?Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë!?



Por lideri i opozitës Lulzim Basha është bashkuar me protestuesit duke i bere thirrje kryeministrit te pezulloje tarifën për kalimin ne rrugën e kombit.



?Ne emër te opozitës i kërkoj Rames te pezulloje tarifën, pagesa te behet nga pagesa për taksen e qarkullimit, te tërheqë policinë e te ndale dhunën?.



Sipas Bashes protesta e banoreve te Kukësit është reagimi kundër taksimit te dyfishte nëpërmjet taksës se qarkullimit dhe tarifës prej 5 eurosh.



?Edi Rama e vendosi këtë tarife me dhune, me dhunën e policisë dhe gjithë shtetit Edi Rama po grabit qytetaret, tarifa e rrugës se Kombit është një ndëshkim për qytetaret e një prej zonave me te varfra te Shqipërisë?.



Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dale ne mbështetje te protestës se banoreve te Kukësit. Ne një postim ne rrjetet sociale kryetarja e LSI Monika Kryemadhi theksoi se qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Share This Video


Download

  
Report form