Përleshja tek Rruga e Kombit, Xhafaj: Precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një deklaratë për median e quan protestën e sotme në Rrugën e Kombit: "Një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues."

Xhafaj tha se policia shmangu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.

Dhe nënvizon: Kush nxit dhunën e anarashinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Xhafaj tha se janë 12 efektivë të FNSh që janë lënduar lehtë ndërsa një efektiv është plagosur më rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ne përleshje individe me të shkuar kriminale

Ministri Xhafaj shtoi se mes protestuesve ka pasur dhe individe me të shkuar kriminale

Xhafaj: Manifestimi i presupozuar paqësor u kthye menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe kundër pasurisë publike e sasja private. Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.

Shpreh gjithë mbështetjen dhe respektin për të gjithë ata qytetarë të një zone të dalluar për ndershëmëri, krenari e fisnikëri sikurse është zona e Kukësit të cilët u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm si edhe ndaj atyre që nxisin veç zjarrin dhe dhunën për interesa politike e nuk u bënë pjesë e atyre që pa asnjë shkak sulmuan egërsisht punonjësit e policisë së Shtetit dhe shkatërruan pasurinë publike e private.


12 efektive te lenduar, 1 rende

Xhafaj: Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mundet të justifikojë, në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e pronës. Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së nga gurët dhe sendet e forta të hedhura nga këta individë, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

U shmangen skenare te renda kriminale
Fatmir Xhafaj: Vlerësoj gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e Policisë së Shtetit në situatën e ndodhur pak orë më parë, duke shmangur kështu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/xhafaj-dhuna-tek-rruga-e-kombit-precendent-jashtezakonisht-i-rrezikshem-dhe-antikushtetues

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS