Report TV - Përfundon testimi i infermierëve për Tiranën, Manastirliu: Procesi transparent

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ministria publikon menjëherë pas testimit përgjigjet e testit pasi ka përfunduar me sukses konkursi i infermierëve në qarkun e Tiranës, ku u testuan kandidatët të cilët kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën www.infermierepershqiperine.al
Ministrja Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit në ambjentet e Universitetit Mjekësor, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithë secilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim.

MInistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Teza u hartua nga një komision I përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë elaboruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky proces prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra.

Share This Video


Download

  
Report form