Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse Ilir Meta nuk e bindi dot Monika Kryemadhin për tu bërë Zonjë e Parë, dashurinë e tij për vendlindjen, Skraparin, ja ka injektuar në vena.
E ftuar në emisionin 'Why Not' të Roza Latit, Monika foli me superlativa jo vetëm për zonën por edhe banorët e saj.
Madje ajo tha se që tani ka lënë amanet që hirin e trupit të saj të mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës.
Kryemadhi: E adhuroj Skraparin dhe skraparlinjtë. Kam lënë dhe amanetin se di të them që skraparlinjtë që kanë sjellje mikpritëse dhe shumë njerëzore. Amaneti im është që kur të vdes, hirin e trupit tim dua ta mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës. Edhe pse është larg, është zonë dhe fshat i bukur që ka njerëz të mirë, që e duan arsimin. Është një tokë që ka prodhuar njerëz të mirë dhe pse të mos jem atje deri në pafundësinë time.
Por si është të jesh gruaja e Ilir Metës, e ka ndihmuar apo penguar Monika Kryemadhin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/monika-zbulon-amanetin-hirin-e-trupit-tim-te-ma-mbjellin-peme-ne-skrapar