Qarkullimi ne kaos edhe ne dite pushimi

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Kaosi nga parkimet në kryeqytet vazhdon. Në të gjitha rrugët gjen makina të parkuara për dy.

Por, Rruga, ?Myslym Shyri?, mbetet një ndër më problematiket.

Makinat lëvizin në rresh për një, pasi në gjithë gjatësinë e saj ka makina të parkuara për dy dhe askush se ?vë ujin në zjarr? për të marrë masa.

Edhe me problematike paraqitet situata në zonën e ?Shallvareve?. Është e vetmja rrugë ku gjithmonë ka prezencë të policëve rrugorë, por siç duket edhe nga pamjet nuk ndërmarrin asnjë hap për të zbatuar ligjin, dhe janë të pafuqishëm të zhbllokojnë trafikun.

Parkimet dyshe vazhdojnë edhe përgjatë e Unazës.

Të gjendur përballë një Policie Rrugore që nuk reagon, disa drejtues mjetesh shkojnë edhe më tej duke parkuar aty ku tabela nuk të lejon as të qëndrosh.

Por, shkelësit e ligjit nuk janë vetëm qytetarët. Policia Rrugore është edhe vetë një prej institucioneve që prej disa vitesh mban të bllokuar rrugën ?Aleksandër Moisiu?, me makinat e dëmtuara që i ka parkuar aty.

Nëse kalon në këtë rrugë, përveçse nuk gjen asnjë hapësire të lirë për të parkuar, të duket vetja se je në një varrezë makinash. Çdo makinë e bllokuar prej tyre vendoset në këtë zonë dhe jo në pikat e grumbullimit.

Share This Video


Download

  
Report form