?Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë me të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale"
Me këtë deklaratë, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, theksoi se në protestën e Rrugës së Kombit kishte disa persona të dënuar më pare me precedent penal. Policia tashmë disponon identitetet e disa prej personave të dënuar. Mësohet se janë disa persona me precedent të mëparshëm penal dhe të rrezikshëm pjesë e hetimeve intensive për ngjarjen.
Mes tyre është edhe Shinjaz Basha që shohim në këtë foto, I cili rezulton se është dënuar për vjedhje dhe krime seksuale. Në fotot e siguruar nga Report TV Basha dallohet teksa qëndron mes protestuesve dhe mendohet se ka qenë ndër personat më aktiv gjatë protestës.