Bashkia Kamëz/ Mziu 12 tendera të dyshimtë në harkun kohor të 8 muajve në 2017

Report TV 2018-05-12

Views 3

Bashkia e Kamzës, me në krye Xhelal Mziun, në harkun kohor të tetë muajve (maji-dhjetor 2017), ka zhvilluar 12 tendera në mënyrë të dyshimtë. Tenderat karakterizohen nga mungesa e garës, nga skualifikimi i të gjithë konkurrentëve të tjerë si dhe nga procedura me negocim paraprak, ndonëse vlera është mbi 5 milionë lekë. Të gjitha këto procedura lejohen nga ligji në kushte, rrethana dhe raste të veçanta, por dyshimet konsistojnë në faktin se kanë përfituar të njëjtën njerëz si dhe ka një intensitet të shfrytëzimit të hapësirave që lejon ligji.

Duke iu referuar të dhënave të Open Data, mbi procedurat tenderuese të ekspozuara ndaj riskut dhe që mund të tërheqin vëmendjen e Prokurorisë, katër nga 12 tenderat e kësaj natyre, të zhvilluara nga Bashkia e Kamëz, i ka fituar kompania Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa. Falë skualifikimit të të gjithë operatorëve të tjerë në garë, kompania Kupa ka fituar tenderin për ?Blerje buldozer me zinxhir dhe me thikë para?, me vlerë 3 720 000 lekë.

Share This Video


Download

  
Report form