Report TV - Konflikti për pronësinë, vret me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit në Skrapar

Report TV 2018-05-12

Views 0

Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 09:40 policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan. Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, shtetasin me iniciale Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. por nuk ka arritur t'ju shpëtojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form