Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia e partisë së tij, tha se shqiptarëve u mblidhen 200 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit dhe asnjë cent nuk shkon për Rrugën e Kombit.
Basha: Thelbi i çështjes është ky; Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj ju bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës është reagim kundër grabitjes. Merr 200 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit, por vendos një taksë të re. Nuk shpenzon asnjë cent nga 800 mln euro në 5 vite, por i jep me koncesion. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër dhe të braktisur në 20 vite.
Njësoj si kuksianët, shqiptarët janë subjekt i grabitjes. Mbledh taksa, por nuk i çon për mirëmbajtje rrugës, shkolla të reja, por i çon për inceneratorët e Arben Ahmetajt, i çon për milionat që merr Vilma Nushi. Asnjëri prej tyre nuk bën punë. Për Vilma Nushin falsifikohen formularët dhe çekohen të vdekurit. Për 25 mln eurot në vit që merr Arben Ahmetaj, janë gati të sjellin plehrat e Italisë.
Me paratë e shqiptarëve nuk po shërbehen shqiptarët, ndaj ky është një reagim i dyfishtë kundër grabitjes së dyfishtë nga banda e Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-mblidhen-200-mln-euro-nga-taksa-e-qarkullimit-asnje-cent-rrugen-e-kombit