Basha: Rama te liroje 23 te arrestuarit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje Kryeministrit Rama të lirojë 23 qytetarët e arrestuar dhe të mos ushtrojë terror ndaj shqiptarëve.

"Ky terror ushtrohet që të mos ngrenë zërin, që t'i bëjnë shembull para shqiptarëve. Kjo është mendësia e diktaturës kur iu afrohet fundit".

Revoltën e banorëve të Kukësit, Basha e cilësoi ragim ndaj padrejtësisë së dyfishtë që ai tha se qeveria po bën me Rrugën e Kombit dhe rritjen e taksave.

"Një javë i la kohë me Prokurorinë dhe policinë e tij Arbër Çekajt të arratisej megjithëse kishte sjellë 180 milionë Euro kokainë në Portin e Durrësit. Saimir Tahiri iu dha makinën trafikantëve të drogës dhe është kapur në përgjimet e Aftimafies, bredh i lirë dhe i lirë bredh edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge. Në mes të natës arrestoi 23 kryefamiljarë. Pse?! Sepse protestuan për mbijetesën e tyre dhe fëmijëve të tyre. Të arrestojë Saimir Tahirin. Të arrestojë Fatmir Xhafaj, vëllanë e vet që është i dënuar për drogë dhe vazhdon të jetë një ndër bosët kryesorë të drogës në Vlorë. Të arrestojë Balilin, të arrestojë Habilajt".

Mosbindja civile e opozitës nis të enjten me bllokimin e disa prej akseve rrugore në kryeqytet, Vlorë, Lushnje, Lezhë, Elbasan dhe Korçë.

Share This Video


Download

  
Report form