Rritja ekonomike ne 2017 arrin 3.84%, me e larta prej 2008-s

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Për vitin 2017 ekonomia u rrit me 3.84%, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2008. INSTAT bëri publike edhe sektorët që kontribuan më shumë në këtë performancë.

Por për tremujorin e fundit, ritmi i rritjes është ngadalësuar në 3.36%, ku goditjen më të madhe e ka dhënë sektori i informacionit dhe komunikacionit. Sipas drejtores së INSTAT shkaku kryesor i rënies së këtij sektori me -6.5% janë zhvillimet në këtë treg me mbylljen e një prej operatorave të telefonisë celulare.

Aktiviteti financiar dhe sigurimet kanë njohur rritje dy shifrore, ndërsa pasuritë e paluajtshme dhe bujqësia patën një rritje modeste në nivelet 0.5 dhe 0.6%.

Share This Video


Download

  
Report form