Ora News - Historia e Arjanës me autizëm, flet babai: Nuk duhet të trembemi nga vështirësitë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën botërore të Autizmit, Ora News sjell historinë e vajzës 9 vjeçare që vuan nga autizmi. Këtë çrregullim tek vajza e tyre, prindërit e kanë zbuluar në moshën 3 vjeçare. Për ta fillimi ka qenë shumë i vështirë, por jo i pakapërcyeshëm.

Kjo është Arjana Çela 9 vjeçe nga fshati Visok i Mallakastrës.

Familjarët kanë arritur ta zbulojnë që në moshën 3 vjeçare që vajza e tyre ishte ndryshe nga të tjerët e ndërsa shrehen se pavarësisht se vështirësive të mëdha , ia kanë dalë t?i kapërcejnë.

Çela: E kemi zbuluar në moshën 3 vjeçe, pasi u bë diagnostikimi i vajzës që ishte autike filloi një punë intensive që nga familja, nga specialistët në qendra të ndryshme pastaj me kopshtin dhe hap pas hapi, duket e vështirë por dhe e bukur si rrugë.

Artan Çela ka edhe një mesazh për të gjithë prindërit me fëmijë autikë.

Çela: Duhet të luftojmë më shumë ne prindërit për këta fëmijë, me veten tonë. Duhet ta kuptojmë ne të parët, pastaj fëmijët.

Në Fier rreth 72 persona janë të prekur nga autizmi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/historia-e-arjanes-me-autizem-flet-babai-nuk-duhet-te-trembemi-nga-veshtiresite

Share This Video


Download

  
Report form