Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj, thotë se kundërshtimi i tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit nuk është politik, por tregues se banorët e qarkut Kukës, nuk e përballojnë dot pagesën. Në një intervistë për Ora News, Dushaj thotë se mbështet protestat dhe kërkon zerimin e tarifës për banorët e qarkut Kukës.
Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, mbështet protestën e banorëve të qarkut të Kukësit kundër tarifës për qarkullimin në rrugën e Kombit dhe kërkon lirimin e të arrestuarve për djegien e pikës së pagesës.
Besnik Dushaj: I kërkoj me forcë qeverisë dhe organeve të drejtësisë që të lirojnë 23 protestuesit të cilët protesuan me dinjitet për përmirësimin e jetës së tyre. Nuk protestuan për arsye politike dhe asnjë arsye tjetër përpos varfërisë që i ka plakosur ata dhe çdo familje të qarkut tonë.
Ai thotë se pagesa, në vlerën e përcaktuar është papërballueshme për banorët e qarkut më të varfër në Shqipëri, ndërsa thekson se kjo do ta përkeqësonte situatën ekonomike të qarkut.
Besnik Dushaj: Mbështesim me forcë prortestën e qytetarëve, kjo nuk është protestë politike është protestë me anë të cilës duam ti tregojmë qeverisë që zona jonë, qarku jonë, bashkia jonë janë shumë të varfër. Ka një numër shumë të madh të papunësh, mjaft familje në mjerim jo varfëri. Kërkohen investime që të zbutet papunësia dhe të rritet zhvillimi i zonës dhe jo të rëndohet më tej me taksa.
Dushaj thotë se protesta nuk është politike, por tregues se banorët e Tropojës, Kukësit e Hasit janë të varfër, ndaj thotë se në çdo kontakt për qeverinë ka kërkuar zerimin e taksës për ta.
Besnik Dushaj: Absolutisht dhe sot i kërkoj qeverisë taksa të jetë zero për banorët e zonës.
Kryebashkiaku i Tropojës, thotë se varfëria në qarkun e Kukësit është rritur vitet e fundit ndaj kërkon që investime sipas tij të munguara nga ana e qeverisë.
Mbështetje për protestat kundër tarifës së Rrugës së Kombit kanë dhënë edhe Bashkitë e Kukësit dhe Hasit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tarifa-e-rruges-se-kombit-kryebashkiaku-i-tropojes-mbeshtet-protestat-e-banoreve