Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e opozitës raportuan për mediat rreth dëshmive të para që janë dhënë nga të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, referuar pikërisht këtyre dëshmive tha se 23 banorët e Kukësit janë arrestuar natën nën terrorin dhe dhunën e policisë.
Fshehja e kësaj të vërtete sipas Spahos, ishte dhe arsyeja pse Rama donte të pengonte opozitën për të ndjekur seancën.
Spaho: Nga dëshmitë e të pandehurve në sallën e gjyqit, ata që kanë folur deri tani, kuptojmë se përse qeveria, Edi Rama, policia, nuk deshi të ishim prezent në sallën e gjyqit. Nga dëshmitë del se të arrestuarit janë marrë natën, me dhunë, zbathur, nuk i kanë lejuar të marrin as sendet personale, jaë goditur, janë dhunuar, janë mbajtur në kushte skandaloze nëpër qeli ku i kanë futur. Të gjithë janë të papunë, vetëm një ka rezultuar shofer furgoni. Njerëz që kanë deklaruar se kemi ardhur në protestë sipas thirrjëes së këshillit bashkiak të Kukësit.Kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi narko-trafikantësh që dhunon dhe burgos qytetarët e tij, dhunon opozitën, deputetët e kuvendit në tentativë për tu mbajtur me kthetra pas kolltuqeve dhe pushtetit.Mos të mendojnë se do ta kenë të lehtë, përballë do kenë qytetarët, ora dhe fundi i tyre ka ardhur.
Ai tha se do të ndjekin deri në fund procesin dhe nisur nga vendimi që do të jepet nga gjykata do të vendoset edhe për protestën e ditës së nesërme që starton mosbindjen civile të opozitës.
Spaho: Sigurisht. Janë të gjithë qytetarët të pafajshëm. Qindarka u kanë gjetur nëpër xhepa të gjithëve,njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës, të sëmurë dhe atyre u kërkohet të pagujnë 10 euro për të shkuar dhe ardhur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spaho-zbardh-deshmite-jane-marre-naten-zbathur-jane-goditur-e-dhunuar