http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit i rikthehen protestave për pagat e prapambetura.Pasi kanë çarë kordonin e policisë punëtorët kanë hyrë me forcë në uzinë.Këtë herë në mbështetje të tyre ishte edhe sindikata e naftëtarëve dhe konfederata e gjithë sindikatave shqiptare.
Ata kërkuan rifillimin e punës sipas rregullave, shlyerjen e gjithë pagesave te prapambetura si dhe vënien në zbatim të statusit te naftëtarit.Protestuesit kundërshtuan edhe firmosen e kontratave individuale për 150 vete nga kompania, Bylis Energy, me pretendimin se ato janë selektive.Sipas sindikalisteve, kompania e re që ka marrë nën administrim uzinë, nuk merr përsipër asnjë detyrim të mëparshëm, as 15 pagat e prapambetura te rreth 1000 naftëtarëve.Ndërkohë, pezullimi i punës do të vazhdojë deri kur të ulen të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.