Report Tv - Ballsh, naftëtarët e ARMO-s shpërthejnë portën e rafinerisë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit kanë protestuar sot para rafinerisë, por më pas kanë shpërthyer portën e saj dhe janë vendosur përpara zyrave të uzinës.

Punetorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.

Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.

Është vendosur që asnjë punëtor nga nesër e tutje nuk do të futet në punën në reparte.

Punetorët kanë kërkuar prej shumë kohësh pagat e prapambetura.

Me ardhjen e kompanisë Bylys Energy, që ka marrë në zotërim rafinerinë, sipas tyre nuk janë berë kontrata të rregullta, por kanë filluar punë vetë 150 vetë që sipas punëtorëve, janë emëruar në mënyrë selektive.

Naftëtarët kërkojnë të merren të gjithë në punë pasi shprehen se janë keq nga gjendja ekonomike.

Janë gjithsej 200 punëtore qe punojnë nëpër reparte aktualisht nga 1000 punëtorë qe janë gjithsej.

Pezullimi i punës do të vazhdojë deri kur të ulen të gjitha palët për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS