Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ftuar në studion e Ora News, tha se opozita rrëmbeu kauzën e qytetarëve të Kukësit për tarifën në Rrugën e Kombit, ndërsa shtoi se opozita lë përgjysmë kauzat që ajo ngre.
Ferhati: Kjo nuk ka qenë një kauzë e opozitës dhe kjo është e vërtetë sa drita e diellit, sepse kauza e opozitës, po të kishte qenë çështja e Kukësit, do të kishte ngritur prej shumë kohësh dhe jo në momentin kur qytetarët e Kukësit bënë protestën e tyre. Menjëherë sapo kjo ndodhi, shkuan si bletët pas mjaltit dhe e morën si kauzë të tyre, duke mbështetur qytetarët e Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ferhati-opozita-rrembeu-kauzen-e-qytetareve-kuksiane