Intervista e plotë: Ramush Haradinaj pro taksës së Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pike e nxehte e diteve te fundit ishte ajo e dëbimit te 6 shtetasve turq nga Kosova. Ju ndërmorët akte konkrete per kete ngjarje, duke shkarkuar Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI, por ngjarja vijon te jete e mbuluar me mister. Si mund te ndodhte nje ngjarje e tille pa dijeninë tuaj?



-Ne praktiken e punës jane procedura qe kryeministri nuk e ngarkon kohen me kete. Por duke u nisur nga rëndësia e ketij aksioni, e kam cilesuar te papranueshëm mosinformimin nga ministri i brendshëm dhe drejtori i AKI prandaj i kam shkarkuar te dy.



Presidenti Erdogan ju ka sulmuar ashpër per qëndrimin tuaj. A keni nje pergjigje per te?



?Kemi kemi interes partneriteti me Turqinë, eshte nder shtetet e para qe na ka njohur por jam habitur me deklarimet e tij, ne nuk ndërhyjmë ne punet e brendshme te Turqisë.



Por nga ana tjeter, Erdogan ka vlerësuar Presidentin Thaçi, i cili ndau nje qëndrim disi me me ndryshëm nga i juaji. A ka nje krisje ne marrëdhëniet tuaja me Presidenti Thaci?



-Mos me hy shume ne analize por ajo qe ka rendësi eshte se Kosova ka interes per miq dhe vende qe na kuptojnë e procese përkrahëse. Është e nevojshme per Kosovën qe te ruaje marrëdhënie te mira. Vendimi im per te shkarkuar dy zyrtaret e larte është vendim legjitim, Sovran dhe nuk besoj se duhet ti jap kujt llogari per kete. Ne komunikojmë me Thaçin, nuk i ka prekur marrëdhëniet tona kjo ngjarje.



A keni kërkuar informacione nga Ambasadorja e Turqisë?

? Jo nuk kam kerkuar. Dje kam shfrytëzuar nje aktivitet per Gjergj Kastriot Skënderbeun per te shprehur mendimin tim edhe ne lidhje me ngjarjen. Ne nuk i hyjmë kujt ne punët e shtëpisë, prandaj askush nuk duhet me na ndërhy neve.



A ka shtetas te tjerë turq te cilët rrezikojnë qe te deportohen ne Turqi?



-Ne jemi shtet Sovran dhe vendimet do te merren nga Kosova ne përputhje me ligjet e Kosovës.



A ka Qeveria e Kosovës nje plan per te mbyllur shkollat e financuara nga Fetullah Gylen?



?Me sa di unë jo.



Sa e vështire eshte per ju kjo situate duke marre parasysh faktin qe Presidenti Erdogan ka nje mbështete te madhe nga qytetaret e Kosovës?



-Nuk me vjen mire pasi Kosova ka nevoje per përkrahje dhe Turqia na ka njoft ne planin ndërkombëtar. Nuk ndihem keq pasi jam ne te drejtën time, kryej punët e mia ne interes te popullit tim.

Share This Video


Download

  
Report form