Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë. një sherr mes dy familjeve pranë tregut të qytetit ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku janë përdorur edhe sende të forta.
Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër, të cilët janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specialuzar. Sipas informacioneve të para të policisë, vëllezërit janë qëlluar më sende të forta.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personave të plagosur dhe i atentatorëve. Nga informacionet e para, dyshohet se shkak është bërë një konflikt i vjetër mes palëve për pronën.