Operacioni ?Forca e Ligjit? godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës
? Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi
? Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh
Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale në D.V.P Tiranë, finalizoi me sukses operacionin ?Kontrabanda 2018?. Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:
? Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë
? Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për ?Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë?.
? Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.