Ora News - Rruga e Kombit, Rama bën hap prapa, e quan legjitime pakënaqësinë e kuksianëve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama bën hap prapa. E quan legjitime pakënaqësinë e kuksianëve për tarifën dhe bën me faj qeverinë dhe veten që nuk bënë sa duhet për të informuar qytetarët, banorë të zonës, përdorues të shpeshtë të Rrugës së Kombit.

Nga Kuvendi Kryeministri Rama deklaron se sistemi i pagesës nuk do të bëhet pa i dhënë zgjidhje më të mirë të mundshme për atë zonë. Deklarata bëhet në një kohë që opozita ka nisur mosbindjen civile dhe ka bllokuar 4 kryqëzime kryesore të vendit

Rama tani në Kuvend: Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj

Rama bën hap prapa: Pakënaqësia e kuksianëve legjitime

Rama tani në Kuvend: Sigurisht që do të ishte e udhës të kishim këtu opozitën, e cila thotë se është e motivuar nga një padrejtësi e madhe që lidhet me vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit.

Por fatkeqësisht opozita nuk është këtu sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese në perceptimin e banorëve të zonës së Kukësit, por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj.

Duke qenë se opozita nuk është këtu unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit.

Dhe sigurisht ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe nga ana e qeverisë qysh në krye të çdo diskutimi për këtë çështje është vetëdija për përgjegjësinë time dhe për përgjegjësinë tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-rama-ben-hap-prapa-pakenaqesia-e-kuksianeve-legjitime

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS