'Thirri, thirri të të ngrihet'/Byroja rrëzon kërkesën e LSI për përjashtimin e Ramës

Report TV 2018-05-12

Views 3

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit me pretendimin se ka përdorur fjalor fyes seancën e kaluar. Me gjashtë votat e përfaqësuesve të maxhorancës, Byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI si të pabazuar. Vetëm dy vota kanë qenë pro përjashtimit të Ramës dhe ato janë të dy anëtarëve të opozitës.

Përjashtimi u kërkua për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin.

Share This Video


Download

  
Report form