Lu e Vlahutin, kritikojnë politikën për LGBT - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Donald Lu ka kritikuar disa politikanë, të cilët në qëndrimet e tyre janë shfaqur kundër të drejtave të anëtarëve e të LGBT-së. Sipas diplomatit te shteteve te bashkuara asnjë i zgjedhur nuk duhet të shpreh qëndrime personale, pasi përfaqëson një elektorat të gjerë.Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vuri theksin tek respektimi i të drejtave dhe barazisë së të gjithë njerëzve, pavarësisht orientimit seksual.?Çdo qytetar i Shqipërisë përfaqësohet nga ky Parlament dhe duhet të ketë të drejtën themelore të njohur dhe të mbrojtur pikërisht këtu. Nuk ka të drejta më të mira apo më pak të mira, të gjitha të drejtat janë të barabarta. E kemi thënë gjithmonë, por mund ta përsërisim çdo ditë, anëtarësimi në BE është një zgjidhje të vlerave, respektimi I të drejtave themelore, toleranca pranimi i diversitetit janë vlera që janë themelore dhe përcaktojnë se cilët jemi si union?.Ndërkohë nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi tërhoqi vëmendjen e ligjvënësve në adresimet ndaj anëtarëve të LGBT.Deklaratat u bënë gjatë Forumit të Shoqërisë civile për peronat LGBT qe u organizua në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form